Sulmuesi i skuadrës së Bragës, Hugo Viana asnjëherë i grumbulluar në 5 vitet e fundit me kombëtaren, është futur në listën e Portugalisë, për UEFA EURO 2012, nga trajneri Paulo Bento për të zëvendësuar të dëmtuarin Carlos Martins.

Trajneri i kombëtares iberike Paulo Bento është detyruar që të rishikojë listën e tij për Europianin, pasi mesfushori i Granadës, Carlos Martins, ka probleme. Martins ishte futur fillimisht në listën e parë të teknikut. por analizat e bëra treguan një dëmtim në pulpë, që nuk i mundësn pjesëmarrjen në turne.

Në vend të tij është grumbulluar tashmë sulmuesi i Bragës, Hugo Viana i cili ndeshjen e fundit me kombëtaren e ka zhvilluar në Qershor të 2007 kundër Kuvajtit. Futbollisti 29 vjecar ka luajtur 26 ndeshje me Portugalinë. Sfida e parë e saj në Euro 2012 është në 9 qershor në Lviv ndaj Gjermanisë.(rb/shqiptarja.com)