Sulmuesi Helder Postiga do t'i mungojë Portugalisë në gjysmëfinale të Euro 2012 për shkak të lëndimit që pësoi në duelin çerekfinal kundër Republikës çeke të enjten, sfidë të cilën luzitanët ëe fituan minimalisht 1-0 me golin e Cristiano Ronaldos.

Postiga u transportua jashtë fushës në fund të pjesës së parë të fitores 1-0 të Portugalisë pas asaj që dukej si tërheqje muskulore në kofshë. Doktori i ekipit, Henrique Jones tha se lëndimi do të vlerësohet në analizat që do të bëhen në vazhdim, por konfirmoi se Postiga nuk do të rikuperohet për ndeshjen gjysmëfinale të mërkurën.

Sulmuesi i Portugalisë, Helder Postiga u detyrua të dalë jashtë fushës në minutën e 39-të duke u zëvendësuar nga Hugo Almeida. Ky i fundit shënoi një gol por që iu anulua për pozicion të parregullt.