Portugali/Po gërmonte për themelet e shtëpisë, 27-vjeçari zbulon skeletin e dinozaurit më të madh në Evropë

Portugali/Po gërmonte për themelet e shtëpisë, 27-vjeçari zbulon skeletin e dinozaurit më të madh në Evropë

Skeleti i dinozaurit të zbuluar në Portugali

Mbetjet e atij që mund të jetë dinosauri më i madh i gjetur ndonjëherë në Evropë janë zbuluar në një kopsht në Portugali.

Puna e gërmimit filloi në kopshtin e qytetit Pombal në vitin 2017 për ndërtimin e një shtëpie, kur pronari 27-vjeçar i pronës vuri re fragmente të kockave të fosilizuara dhe kontaktoi studiuesit nga Universiteti i Lisbonës. Në fillim të këtij muaji, paleontologët spanjollë dhe portugezë që punonin në vend, filluan të zbulojnë rruazat dhe brinjët e asaj që ata mendojnë se është një “sauropod brachiosaurid”.

Sauropodët ishin më të mëdhenjtë nga të gjithë dinosaurët dhe kafshët më të mëdha tokësore që kanë jetuar ndonjëherë.

“Nuk është e zakonshme të gjesh brinjët e një kafshe si kjo, e lërë mënë këtë pozicion, dukeruajtur pozicionin e tyre anatomik”, u shpreh Elisabete Malafaia, studiuese postdoktorale në Fakultetin e Shkencave të Universitetit të Lisbonës.

Grupi i sauropodëve, i cili përfshin brontosaurusin dhe diplodocusin ishin barngrënës, kishin qafë të gjatë dhe ecnin me katër këmbë.

Nga madhësia e eshtrave të gjetura në kopsht mendohet se dinosauri ishte 12 metra i lartë dhe 25 metra i gjatë.

Për shkak të pozicionit natyror në të cilin u gjet skeleti, studiuesit shpresojnë se gërmimet e mëtejshme mund të zbulojnë më shumë pjesë të të njëjtit dinosaur.

Skeleti u gjet në shkëmbinjtë sedimentarë të Jurasikut të Sipërm, duke sugjeruar se është rreth 150 milion vjeçar.

“Ky zbulim konfirmon se rajoni i Pombal ka një rekord të rëndësishëm fosil të vertebrorëve të Jurasikut të Vonë, i cili në dekadat e fundit ka siguruar zbulimin e materialeve të bollshme shumë domethënëse për njohuritë e faunave kontinentale që banonin në Gadishullin Iberik në rreth 145 m. vite më parë”, shtoi Malafaia./The Guardian.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë