Prifti i Vatikanit, Carlo Alberto Capella u arrestua pas një hetimi nga policia në Vatikan. Monsinjor Capella u dëbua nga SHBA në shtator të 2017 pasi autoritet amerikane i treguan Vatikanit për një shkelje të mundshme të ligjeve të pornografisë së fëmijëve nga diplomati i tij. Vatikani tha se do të hetonte rastin e tij.
Arrestimi i tij mund të tërheqë vëmendjen e Papa Françeskut për të zhdukur abuzimet e fëmijëve në Kishën Katolike. Ai ka premtuar se nuk do të ketë asnjë lloj tolerancë në këto raste të abuzivizmit. Por nga ana tjetër kritikët thonë se Papa nuk ka bërë dhe vepruar mjaftueshëm për të kapur peshkopët, të cilët kanë mbuluar abuzimet.
Komento