Nëse hipokrizia është tjetër nga ajo që thua dhe ajo që bën, atëherë maska e hipokrizisë, nga i pari te i fundit, në politikë, është maska e fuqisë. Me gjasë nuk ka asnjë mundësi ta shohësh politikën pa hipokrizi. Kjo madje konsiderohet edhe shumë naive, ose krejtësisht empirike. Prandaj edhe sikur jemi pajtuar që sa herë të flasim për politikanët të themi “komuniteti i hipokritëve”!
Por ky komunitet bëhet më i shpifur në prag të zgjedhjeve, cilatdo qofshin ato.
Çfarë lloji të hipokritit duhet të zgjedhin votuesit si udhëheqësit e tyre të ardhshëm? Pyetja duket krejtësisht cinike, por edhe nuk mund të jetë ndryshe, sepse këtë nuk e parashohin as teoritë moderne politike.
Ata shtojnë se në fakt më cinike është të pretendojmë se politika ndonjëherë mund të jetë krejtësisht e sinqertë. Forma më e rrezikshme e hipokrizisë politike është të pretendohet të ketë një politikë pa hipokrizi. Hipokrizia politike është një libër i kohës dhe një libër i përjetshëm mbi problemet e sinqeritetit dhe të së vërtetës në politikë, ajo është një libër që na mëson si ta trajtojmë atë dhe si të ruhemi pa u bërë dhe vetë hipokritë (David Runciman).
Nuk kam asnjë ide se cilin hipokrit mund ta votoj. Mbase sepse edhe në nivel të hipokrizisë, janë bërë pothuajse njëlloj. Politika moderne thotë se nuk mund të kërkohet ekzistenca e një figure ideale në politikë, dhe se në vend të kësaj, duhet të përpiqemi të bëjmë dallimin ndërmjet hipokrizisë së dëmshme dhe asaj të padëmshme, dhe të shqetësohemi vetëm për ato që mund të na bëjnë dëm.
Pavarësisht kësaj, duket e vështirë që në gjithë alternativat të gjesh hipokritin më pak të dëmshëm. Hipokritin që i pagoi vetes një këngë “tallava”, për ta parodizuar veten duke dashur që ta ngrejë atë në cilësinë e legjendës, apo hipokriten që bart karrocën me specat e ajvarit, hipokritin që përulet para dëshmorëve të luftës apo hipokritin që më flet për heroizmin në jetë. Hipokritët që duart i kanë pis, dhe “izën” kërkojnë... të hipokritëve që premtojnë ujë, ose të ndërtojnë një urë edhe aty ku nuk ka lumë, të atyre që premtojnë prishjen e zinxhirit të kriminalitetit, apo të atyre që thonë se premtimet i kanë po aq të sigurta sa bankat e Zvicrës…
Të gjitha këto dhe njëmijë më shumë. Përderisa një politikan nuk e beson kurrë atë që thotë, ai befasohet kur të tjerët e befasojnë, përkujton Charles de Gaulle.
Thonë se fëmijët kanë njëlloj “antene” ndaj hipokrizisë, e cila shfaqet dhe bllokon pranimin e asaj që jeni duke thënë atëherë kur bëhemi hipokritë.
Thuhet se njerëzit sot janë hipokrit më shumë se kurrë. Me të na ligjërohet çdo ditë nga njerëzit që vlerat e veta morale i kanë zvogëluar tmerrësisht (Hoëard Dean).
Hipokrizia nuk është një mëkat i përgjithshëm, por një vlerë, thonë disa, “Hipokrizia është shkronja e artë e politikës”.
Po thonë se “Partia e Fortë”, është qershia e kësaj fushate. Idetë e tyre janë llokumi i darkës. Një popull shakaxhinjsh janë çuar peshë.
Kjo d.m.th, se partitë e komunitetit të hipokritëve, janë shndërruar në plehra që nuk mund t’i konkurrojnë as “shakaxhinjtë” e “Partisë së Fortë”.
Duhet që hipokrizia e komunitetit të hipokritëve partiakë, të ketë kaluar krejt kufijtë e ndershmërisë, të njerzillëkut dhe të logjikës shqiptare, derisa krejt shqiptarët po shndërrohemi në shakaxhinj. Në shakaxhinjtë e mëhallëve, të lagjeve, të rrugicave e të kafehaneve.
Nuk po shoh se gjatë gjithë këtij muaji, mund të kemi asgjë më shumë përpos “të tallim b…” me komunitetin e hipokritëve që kërkojnë votë. Premiera e kësaj talljeje është më 3 nëntor. Poshtë “Partia e Fortë”!!! (Kjo vetëm për t’ua ngritur moralin partive të tjera).
Marrë nga "Zëri"
/Shqiptarja.com