Deputeti i Parlamentit Evropian, Bernd Posselt, ka thënë se misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë - EULEX, nuk është në krye të detyrës, dhe se është i zhgënjyer me punën e tij.
Në një intervistë për `Deutche Welle`, ai tha se Parlamenti i Evropës e ka thënë gjithnjë shumë qartë se dëshiron që EULEX-i të operojë në masë të njëjtë në gjithë territorin e Kosovës. Ai ka shtuar se nuk vjen në konsideratë ndarja apo diçka e ngjashme.
Veriu i Kosovës, përkatësisht veriu i Mitrovicës, janë po aq Kosovë sa janë edhe pjesët e tjera të vendit. Për fat të keq, realiteti nuk është ende i tillë dhe ne jemi të zhgënjyer me efikasitetin e EULEX-it, prandaj është me rëndësi shtimi i trupave, - ka thënë deputeti i Parlamentit Evropian.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com