Post Barça-PSG, ja si e pasqyron
mbrëmjen magjike shtypi europian

Post Barça-PSG, ja si e pasqyron<br />mbrëmjen magjike shtypi europian
Ndeshja e djeshme patjetër që do të shkruhet më gërma të arta në librat e historisë së futbollit për atë që i dhuroi miliona shikuesve në mbarë botën.

Përmbysje golash por edhe përmbysje deklaratash përpara ndeshjes së kthimit. Nga mrekullia në zhgënjim, ja sesi hapen faqet e para të gazetave më prestigjoze në europe, një ditë pas Barcelona – Paris Saint Germein.

Angli
The Daily Telegraph e cilëson më shumë se historike. Sipas tyre ky klub, ky staf, këta lojtarë kshin arritur të bënin gjithçka por atë të mbrëmshmen asnjëherë më parë. “Përtej historisë”.

Francë
Për të përmbledhur kolapsin e PSG dje, ‘L’eqipue’ përsërisit në faqen e saj të parë atë që vendosën në 1993-in kur Franca peshkoi kundërshtar të lehtë në short siç ishte Bullgaria, por që u mundën në mënyrë të habitshme në shtëpi me rezultatin 3-2. "Inqualifiable" që në gjuhën e sportit përdoret shpesh në kuptimin “Pa fjalë”.

Gjermani
“Zoti është tifoz i Barçës”. Kështu hapet faqja e parë e prestigjozes Zeit Online, duke theksuar se përmbysja ishte një mesazh i fortë i lojtarëve për trainerin e tyre aktual.

Greqi
Jo sportivja “Ethnos” hapet me: “Përmbysja e shekullit”.
Grekët më tej shkruajnë se kjo ishte ishte mënyra më e mirë e të shprehurit të artit që futbolli i Barcelonës prodhon.

Itali
“Mrekullia e Barcelonës ndryshoi futbollin”, shkruan Gazzetta dello Sport. Deri përpara 8 marsit të 2017 futbolli ishte diçka. Tani ajo konsiderohet e vjetër, e skaduar, e ndryshuar përgjithmonë. Nuk do të ketë më “të pamundur” në botën e futbollit.
 
Rumani
Gazeta Sporturilor shkruan: “Mrekullitë ndodhin vërtetë. Kjo është diçka që mund të shihet një herë në jetë. 7 minuta të arta të historisë së futbollit.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin