Post Covid, BE: Kufijtë e jashtëm rihapen më 1 korrik

Post Covid, BE: Kufijtë e jashtëm rihapen më 1 korrik

"Disa shtete anëtare të BE po rihapin kufijtë e brendshëm" dhe korniza pritet të përfundojë "deri në këtë qershor". Rihapja e kufijve të jashtëm do të bëhet në një datë të mëvonshme, me një "tërheqje graduale dhe të pjesshme të kufijve të jashtëm, duke filluar" nga fillimi i korrikut."

Kështu deklaroi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Barrell.

Ndërkohë, Gjermania do të heqë kontrollet kufitare ndaj qytetarëve të BE-së nga 16 qershori. Kjo u njoftua nga Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer.

"Ne do të vazhdojmë të monitorojmë zhvillimin e situatës në vendet fqinje," shpjegoi ministri, i cili do të urdhërojë që të ulen gradualisht kontrollet deri më 15 qershor.

Ata që mbërrijnë në Gjermani nga vendet e BE-së dhe Zvicra nuk do të duhet më t'i nënshtrohen karantinës, shpjegoi Seehofer.

Për Spanjën, kontrollet e trafikut ajror do të vazhdojnë deri më 21 qershor, për shkak të "reciprocitetit".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës