Post tragjedi/Laburistët: Të lehtësohen proceduarat e hyrjes në Britaninë e Madhe të atyre për bashkim familjar, viza pune dhe studimi

Post tragjedi/Laburistët: Të lehtësohen proceduarat e hyrjes në Britaninë e Madhe të atyre për bashkim familjar, viza pune dhe studimi

Laburistët në Britaninë e Madhe kanë kërkuar që qeveria britanike të lehtësojë hyrjen e ligjshme në ishull pas tragjedisë në qytetin Essex ku humbën jetën 39 emigrantë të paligjshëm, kryesisht të kombësisë kineze.

Ata thanë se të gjithë ata që ligjërisht iu lejohet hyrja për tu bashkuar me famijet e tyre, atyre me viza pune dhe atyre që janw pranuar nga Universitetet britanike për tw studiuar, nuk duhet të pengohen dhe vonohen nga burokracitë e shumta pasi i detyron shumë prej tyre të ndërmarrin udhëtime ku i kërcënohet jeta si në rastin e fundit në kamionin frigorifer që u shndërrua në një arkivol të madh metalik.

Labursitja Abbott, e projektuar për Sekretare e Brendshme në qeverinë e ardhshme në rast të fitores së laburistëve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, tha se duhet hequr dorë nga mendimi se emigrantët janë të rrezikshëm dhe kërcënim për Mbretërinë.

Reagimi vjen edhe pas arrestimit nga ana e policisë franceze të dy shoferëve rumunë, që po kalonin në mënyrë të paligjshme tetë emigrantë afgan, mes të cilëve dy fëmijë, që prej kushteve katastrofike të udhëtimin ishin gjetur në gjendje të rënduar hipotermie.

Porti i Calais është një derë hyrëse ku kalojnë thuajse rregullisht trafikant dhe azilkërkues nga Europa dhe bota, të cilët paguajnë rreth 15 mijë paund për të prekur ëndrrën britanike.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme dhe pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme dhe pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës