Brenda pak muajsh të gjitha pagesat që kryehen sot në sportelet e Postës Shqiptare, do kryhen nëpërmjet celularit. Kjo pasi Posta Shqiptare do të hyjë në tregun e pagesave elektronike falë një projekti të USAID-it, cili u bë publik paraditen e kësaj të enjteje në një konferëncë ku ishin të ftuar përfaqësues të kompanive të ndryshme të telekomunikacionit dhe bankare, si edhe me pjesemarrjen e zëvendës kryeministrit, Ministres së Inovacionit dhe Guvernatorit të Bankes së Shqipërisë.
Sipas Drejtorit të Postës Majlind Lazimi është e rëndësishme që lideri numër një i pagesave të jetë pjesë e trendeve inovative dhe moderne.
Falë këtij shërbimi i cili do të jetë i aksesueshëm për të gjithë qytetarët deri në zonat më të thella, do të shkurtohen rradhët e gjata nëpër sportelet e postës si dhe do tu jepet fund abuzimeve me pagesat.
Ndërsa sa i përket krijimit të një Banke Postare, Lazimi tha se posta Shqiptare brenda 2 ose 3 vjetësh mund të jetë e gatshme për këtë investim.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO