Posta e Maqedonisë ka vendosur të nderoj figurën e heroit tonë kombëtarë Gjergj Kastriot Skënderbeu me rastin e 550 vjetorit të vdekjes emëruar pulla me portretin e tij. Lajmin e ka bërë publik ambasadori shqiptar në Maedoni Fatos Reka përmes një postimi në profilin e tij në Twitter.

“Posta e Maqedonisë ka emetuar pullën postare për të nderuar 550 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, shkruan Reka.

Respektimi i figurës së Skënderbeut erdhi pas vendimit të postës Maqedonase për të caktuar pullat me portretin e heroit kombëtarë Shqiptarë.

mk

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com