Posta, Lazimi: Nuk tolerojmë asnjë
rast abuziv, rrisim me 10% rrogat

Posta, Lazimi: Nuk tolerojmë asnjë<br />rast abuziv, rrisim me 10% rrogat
Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi, u shpreh të shtunën se, “Viti 2014 ka qenë një vit i suksesshëm financiar për Postën Shqiptare, ndërsa sfidat e së ardhmes mbetet rritja e cilësisë dhe standardeve të shërbimit për të gjithë klientet.”

Lazimi, duke folur ne aktivitetin e organizuar për analizën vjetore të punës së Postës Shqiptare gjatë vitit 2014, renditi arritjet dhe sfidat e institucionit që drejton, ndërsa nënvizoi domosdoshmërinë e transformimit dhe modernizimit me hapin e kohës, për t’u përballur me tregun konkurrues.

Ndër të tjera, Lazimi siguroi punonjësit e Postës se pagat e tyre do të rishikohen që prej prillit të këtij viti, në mënyrë që, siç tha ai, të afrohen me pagat e tregut për të garantuar përmirësimin e performancës së Postës Shqiptare.

“Ajo çka mbetet prioritare pas një vit të suksesshëm financiar, është të reflektojmë për pagat e punonjësve që në shumë nivele janë modeste. Lajmi i mirë i ditës së sotme është fakti që tashmë kemi marrë një vendim, në prill të këtij viti do rrisim pagat mesatarisht për të gjithë punonjësit e Postës Shqiptare. Pagat e ulëta kanë nevojë të afrohen me pagat e tregut. Do ketë impakt të rëndësishëm në përmirësimin e performancës. Do ketë një sistem bonusi për punonjësit më të suksesshëm. Ai që punon më tepër duhet të vlerësohet më tepër. Bazë e këtij sistemi bonusi do të jetë meritokracia”, deklaroi Lazimi.

Duke iu referuar rasteve të abuzimit nga disa punonjës të postës gjatë viteve të kaluara, Lazimi theksoi se “Nuk do tolerojmë asnjë rast abuziv. Në Postën Shqiptare nuk ka vend për njerëz që abuzojnë”.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Gjermani: Gjendje emergjence nga vërshimet në Saarland

Gjermani: Gjendje emergjence nga vërshimet në Saarland