/ATSH/- Posta shqiptare dhe Fondacioni Besa kanë nënshkruar të premten në Tiranë, marrëveshjen e bashkëpunimit mes tyre, për krijimin e lehtësirave në fushën e shërbimeve financiare për biznesin dhe klientët respektivë.
Marrëveshja u nënshkrua midis Drejtorit të Përgjithshëm të Postës Shqiptare, Majlind Lazimi dhe Drejtoriti të "Fondacionit Besa", Bajram Muça, të cilat më pas iu përgjigjën dhe interesit të medias në lidhje me këtë bashkëpunim me interes të ndërsjelltë, në shërbim të biznesit dhe qytetarëve.
Drejtori Lazimi, u shpreh se kjo marrëveshje i hap rrugë, pagesës së kësteve të kredisë në postë për të gjithë klientët e Fondit, kundrejt një komisioni më të lirë në krahasim me bankat. Gjatë aktivitetit të organizuar me këtë rast kreu i Postës Shqiptare shprehu bindjen se kjo marrëveshje do të jetë një histori suksesi.
"Aseti më i madh i Postës Shqiptare është shtrirja me e madhe në të gjithë Shqipërinë. Kemi integruar sistemet tona elektronike të IT-së, të informatikës, në mënyrë që çdo klient i Fondit Besa të bëjë pagesën e kredisë në postë, kundrejt një komisioni shumë më të lirë në krahasim me atë që ofrojnë bankat. Ambicia jonë kryesore është krijimi i një post banke. Besojmë që kjo marrëveshje do të jetë një histori suksesi, konfirmimi i një vullneti për tu përqasur të gjitha institucioneve, kompanive publike apo private që e shikojnë Postën Shqiptare si partner të shërbimeve financiare apo bankare", deklaroi Lazimi.
Nga ana e tij, drejtori ekzekutiv i Fondit Besa, Bajram Muça tha se nga ky bashkëpunim përfitojnë rreth 30 mijë klientët e Fondit, të cilëve do tu ofrohet shërbimi atje ku banojnë.
"Ky bashkëpunim nuk do rrisë vetëm cilësinë e shërbimit, por edhe cilësinë dhe shtrirjen e shërbimit në të gjitha zonat që ne mbulojmë. Sot klientët e Fondit Besa, rreth 30 mijë klientë, kanë një alternativë të re. E inkurajoj këtë marrëveshje dhe mendoj se ky bashkëpunim do të vijë gjithmonë në një bashkëpunim të frytshëm, për postën, fondin Besa dhe klientin, i cili përfiton më shumë pasi i ofrohet shërbimi atje ku ai banon"- deklaroi Muça.
/Shqiptarja.com