Turqia planifikon të rikthejë fluturimet ndërkombëtare me rreth 40 shtete në muajin qershor, dhe deri më tani ka arritur marrëveshje paraprake me 15 shtete, ka thënë Ministri turk i Transportit, Adil Karaismailoglu.
Turqia ka mbyllur kufijtë në kuadër të masave për të luftuar koronavirusin.
Fluturimet e brendshme janë rikthyer të hënën në disa provinca, teksa Ankaraja ka lehtësuar kufizimet pas rënies së numrit të të infektuarve.
Karaismailoglu ka thënë se fluturimet do të rikthehen në pesë faza në muajin qershor, duke shtuar se Turqia është duke zhvilluar bisedime me 92 shtete për rikthim të udhëtimeve në mënyrë të sigurt.
“Ne besojmë se kemi lënë mbrapa një pikë të rëndësishme në betejën kundër virusit global. Tani duhet të vazhdojmë lidhjet tona globale ashtu sikurse tregtinë”, ka thënë ai në një deklaratë të shkruar.
Gjermania ka thënë të mërkurën se është duke biseduar me Ankaranë për të rishikuar kufizimet në udhëtime, mirëpo është duke pritur një rekomandim nga Bashkimi Evropian.
Në gjithë Turqinë, me koronavirus janë infektuar më shumë se 165,000 persona. Prej tyre, 4,609 kanë vdekur.
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.6%
-
I keq
22.5%
-
As i mirë as i keq
32.9%
Vota total: 1551
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Srpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës
25 Dhjetor, 15:03
-
25 vjet Putin, nga miku në armik
25 Dhjetor, 12:41
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me liderin e ri të Sirisë
23 Dhjetor, 11:52
-
Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë
23 Dhjetor, 09:34
-
Mandarinat me pesticide, Ministria e Bujqësisë: Kemi bërë kallëzim penal për grumbulluesit! Gjobë e bllokim aktiviteti për shkelësit
23 Dhjetor, 08:46
-
Mali i Zi, opozita bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës Kushtetuese
21 Dhjetor, 22:33
-
Ilir Yzeiri: Teksti i Edi Ramës dhe fshati i madh shqiptar
21 Dhjetor, 19:45
-
BE-ja shpreson për progres në integrimin e serbëve pas zgjedhjeve në Kosovë
21 Dhjetor, 16:47
-
BE 30 miliardë € për Ukrainën vitin tjetër! Costa: Koha për ta forcuar
20 Dhjetor, 08:47
-
Presidenti italian: Rreziku i ndërhyrjeve të jashtme në Ballkan është tepër i lartë
20 Dhjetor, 07:36
-
Metsola: Ndërhyrja ruse në Ballkanin Perëndimor, ndër shqetësimet tona më të ngutshme të sigurisë
19 Dhjetor, 16:56