Posterët publicitarë provokues
të Belen Rodriguez shkaktojnë aksidente

Belen Rodriguez, një nga vajzat më të bukura dhe të përfolura në showbizin Italian është cunguar në karrierë.

Një fushatë e saj publicitare ku është e veshur me bikini dhe është vendosur në rrugë në Venezia Buenos Aires, ka shkaktuar kaos.

Shoferët e makinave tërhiqen nga fotot të cilat provokojnë imagjinatën dhe shkaktojnë aksidente të shumta.



Në këto rrethana z. Paul Ippolito Uguccioni, president i Komitetit të qytetarëve në Venezia Buenos Aires i ka shkruar një letër policisë së qytetit ku bën thirrje të hiqen posterat e mëdha.

Belen nga ana e saj shprehet se në rrugë janë vendosur edhe postera publicitarë të vajzave të tjera të bukura dhe askush nuk ka protestuar.



Ajo përfundon intervistën për prestigjozen italiane “Corriere della sera” se ndoshta dikush nuk dëshiron që ta shohë atë aty.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
 

4/2
/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kur fjala ‘strehë’ humb kuptimin! Mjerim në familjen Abazaj në Selenicë! 3 fëmijët mes lotëve: Kemi ftohtë, duam shtëpi të re

Kur fjala ‘strehë’ humb kuptimin! Mjerim në familjen Abazaj në Selenicë! 3 fëmijët mes lotëve: Kemi ftohtë, duam shtëpi të re