Katër punonjës së postës së Korçës dhe Ersekës po procedohen penalisht, pasi një postier ka humbur dokumente sekrete.

Burime zyrtare bëjnë me dije se mbi 57-vjeçarin P.Z., postier në degën postare Ersekë rëndon akuza për veprat penale, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Humbja e dokumenteve sekrete”.

Ndërsa, mbi 52-vjeçarin V.A., me detyrë kryetar i degës postare Ersekë, 29-vjeçarin A.B., specialist i sigurisë në filjalin postar Korçë dhe 47-vjeçararen A.K., me detyrë shefe e shërbimeve në filjalin postar Korçë, rëndon akuza për shpërdorim detyre.

Postieri ka humbur materialet postare, që i kishte tërhequr nga filjali postar Korçë, përfshi këtu dhe dokumentet e “Postës Sekrete”, shtojnë të njëjtat burime.
Ndërsa, tre personat e tjerë dyshohet se nuk kanë kryer kontrolle në përmbushje të detyrës dhe kanë lejuar postierin P.Z, të punonte pa çertifikatë sigurie.

Redksia Online
(m.b/shqiptarja.com)