MAROK - Dy adoleshentë u arrestuan në Marok pasi kishin postuar në rrjetin social Facebook një foto duke u puthur.

Çifti i adoleshentëve, përkatësisht 14 dhe 15 vjeç postuan fotografinë që kishin bërë jashtë shkollës së tyre në Facebook.

Më pas, ata u arrestuan pasi një gazetë lokale publikoi fotografinë e tyre. Aktualisht, adoleshentët janë duke u mbajtur në një qendër të paraburgimit për të mitur me akuzën e shkeljes së mirësjelljes publike.

Dy adoleshentët do të dalin përpara gjykatësve javën e ardhshme. Arrestimi i tyre është konfirmuar nga një zyrtar.

Ndërkohë që, disa organizata për të drejtat e njeriut kanë protestuar kundër arrestimit të tyre dhe kanë kërkuar që të lirohen. Presidenti i Shoqatës 'Rif' për të Drejtat e Njeriut tha me ironi se "incidenti përfshin një adoleshent dhe të dashurën e tij".

(v.gj/shqiptarja.com)