Pozicioni në punë, shkaku
kryesor i dhimbjeve të qafës

Pozicioni në punë, shkaku<br />kryesor i dhimbjeve të qafës
Ndiheni të lënduar nga qafa në shpinë, pas orësh të gjata në tavolinën e punës apo përballë ekranit të kompjuterit. Këto janë pasojat më të zakonshme të punës ulur. Kush ankohet që vuan patologjitë e nyjeve apo rëndësën e qafës fajësojnë karriget e përdorura gjatë punës, megjithatë tre nga katër raste nuk kujdesen për kurimin e këtyre dhimbjeve.

Hulumtimi mbi pasojat e punës ulur është kryer mbi një kampion punonjësish britanikë të moshës 25 dhe 65 vjet .
Të punësuar rregullisht me detyrat e zyrës dhe të detyruar të qëndrojnë në tavolinën e punës për një kohë të gjatë dite pune. Ndër këto, një në katër persona është ankuar për dhimbje të muskujve, ndjesi shpimi gjilpërash në shpinë dhe qafë nga qëndrimi i mbajtur në zyrë.

Zgjidhjet

Çfarë duhet të bëjmë në rast se kemi dhimbje të vazhdueshme?

Nëse është një dhimbje për disa orë është e zakonshme edhe mund të lihet.  Në cfarëdolloj rasti tjetër është e rëndësishme të  konsultoheni me mjekun tuaj të kujdesit, para se të merrni ilaçe dhimbje të çdo lloji. Nëse gjëndja rëndohet mund të bëni seanca fizioterapie, ose masazh të thjeshtë.

Duke mos harruar masën parandaluese: për ata që kalojnë orë të gjata duke punuar në skrivani, është jetike të mbajnë një qëndrim korrekt, duke mos e ulur shumë shpinën dhe duke aplikuar zgjatje të këmbëve dhe të muskujve të pasme me ushtrime të lehta.

Redaksia Online
(Jetona Koçibelli/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur