Pozita - PDK, AKR dhe serbët bojkotojnë seancën

Pozita - PDK, AKR dhe serbët bojkotojnë seancën
Hashim Thaçi si duket nuk e ka më shumicën në Kuvend. 
Edhepse ishte seanca e fundit qe përfundon punimet e sesionit pranveror, Partia Demokratike e Kosovës nuk është paraqitur sot në vazhdimin e seancës së djeshme. Edhe dje PDK, AKR dhe komunitetet kishin ikur nga Kuvendi dhe kishin dështuar mocionin ndaj Ministres se Tregtisë dhe Industrise, Mimoza Kusari-Lila për shfuqizimin e vendimit për taksën 35 % të çementos së importuar nga Shqipëria, për shkak të mungesës së kuorumit për votim të interpelancës.

Deputetët e opozitës dhe kryetaret e grupeve parlamentare reaguan duke e quajtur pozitën dhe qeverinë mbrojtëse të privatizimit të egër dhe antikombëtare. ata gjithashtu thanë se pozita ka frikë nga votimi Pro apo Kundër sepse nuk i ka numrat dhe se kjo mund të cojë deri te shpërndarja e qeverisë.

Deputetet thane se pa u vazhduar ky mocion nuk ka seanca tjera.

Fatmir Limaj i vetmi qe kishte ngelur ne Kuvend dhe i cili me intervistat e tija ishte kritik ndaj Thacit, tha se kjo gjendje eshte e rende e parlamentit te Kosoves dhe me kete Kuvend jemi te turperuar dhe nuk e kemi realizuar mandatin e Kuvendit te Kosoves.

Mocioni i djeshem eshte ngritur nga deputeti i pozites Emin Gerveshi nga AKR, i cili poashtu nuk ishte ne seance e dje dhe ishte pare duke biseduar me Kryeministrin Thaci i cili kishte ftuar poziten te dali jashte. Sipas gazetarit të shqiptarja.com, Thaci dhe deputetet e pozites dje kane diskutuar ne holet e Kuvendit dhe e kane shikuar seancen nga jashte.

Sot në Kuvend ishin vetëm 57 deputetë, e duhet edhe 4 deputetë për të patur kuorumin për vazhdimin e seancës dhe per ta votuar mocionin.

/rg/shqiptarja.com/ 

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete