PPE i hoqi të drejtën e votës, Sula: Kambanë alarmi, mesazh për shkatërrimin e PD-së! Sadikaj: Duhet reflektim

TIRANË- Kambanë alarmi e ka cilësuar deputeti demokrat, Dash Sula vendimin e Partisë Popullore Europian për t’i hequr PD-së për të votuar në Kongres. I ftuar në Report Tv, Sula thotë se mosmarrja pjesë në PPE është një mesazh shaktërrimtar për partinë. Kjo sipas Sulës, është një situatë për të ardhur keq.

“Kambanë alarmi, më vjen keq që nga Berisha duhet të kuptojmë se është një situatë për të ardhurkeq”, tha Sula.  

Në ‘Studio Live’ me Arbër Hitaj, Patrik Sadikaj thotë se duhet një reflektim si nga ish-kryetari i PD-së, por edhe nga Sali Berisha i cili pretendon se drejton partinë.

"Kuota zero në listën e të ftuarve të partive anëtare, nuk ndodh shpesh që të jetë pa të drejtë vote. Nuk e kemi luksin të shkojmë në këtë pikë. Vendimi i PPE për të mos na përfshirë me të drejtë vote. Ky duhet ët jetë një moment reflektimi për të gjithë, ish-drejtuesit, ata që pretendojnë se e drejtojnë sot dhe ata që duan ta drejtojnë nesër”, tha Sadikaj.

Sa i përket çështjes së kontrollit të PD-së, Sula shprehet se duhet pritur vendimi i formës së prerë nga Apeli dhe nëse do të legjitimojë Berishën në krye, edhe pjesa tjetër e PD-së do ta njohë. Por në të kundërt, nëse gjykata i jep të drejtë ankimimit të Alibejat, Sula thotë se partia duhet hapur për të gjithë.

“Arbitri i paanshëm është gjykata. Nëse i jep të drejtë komisionit të rithemelimit do mbyll gojën deri në zgjedhjet vendore. Betejën nuk e kam njëri-tjetrin, nëse ndodh e kundërta dhe pala tjetër duhet të reflektojë. Duke bërë një deklaratë të përbashkët hajeni bashkohemi, të kthehemi në pikën zero si në shtator”, tha Sula.

Ndalur në bojkotin e procesit për zgjedhjen e presidentit, Sula tha se ishte një lojë e mazhorancës, pasi ata i kanë votat.

Duke mos pasur një vendim nga Gjykata e Apelit për çështjen e kontrollit të PD-së, Partia Popullore Europiane ka vendosur që të mos ftojë asnjë delegat nga partia në Kongresin që zhvillohet në Roterdam ku votohet Presidenti i PPE, duke i hequr partisë më të madhe opozitare të drejtën e votës në Kongres.

Deputeti demokrat, Gazment Bardhi thotë se kjo gjë ishte e pritshme, teksa nga ana tjetër, Komisioni i Rithemelimit thotë se PPE ka zgjedhur që të jetë neutrale deri sa të ketë një vendim zyrtar për lidershipin.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit