Pr/buxheti 2013, sot diskutimi
në 7 komisione kuvendore

Pr/buxheti 2013, sot diskutimi <br />në 7 komisione kuvendore
TIRANE-  Shtatë komisione kuvendore do të nisin sot seancat dëgjimore me institucionet lidhur me projektbuxhetin e qeverisë për vitin 2013. Në axhendën e Kuvendit janë publikuar mbledhje të posaçme të Komisionit të Ligjeve, Ekonomisë, Sigurisë, Veprimtarive Prodhuese, e të Integrimit dhe të punës dhe çështjeve sociale ku janë thirruar përfaqësues nga Prokuroria e Përgjithme, KLD, ministria e Jashtme dhe ministritë e tjera të linjës sa i takon qëndrimeve që këto institucione kanë për projektin e qeverisë për financat e vitit të ardhshëm.

Më 30 nëntor në komisionin kuvendor të Ekonomisë e Financave u zhvillua një debat i ashpër midis zyrtarëve të ministrisë së Financave e përfaqësuesve të mazhorancës, nga njera anë dhe deputetëve të Partisë Socialiste nga ana tjetër, gjatë diskutimit të neneve mbi të ardhurat buxhetore. Opozita tha në thelb se realiteti tregon që qeveria nuk është e aftë të mbledhë taksat, kështu që rritja e të ardhurave 5.7%, e parashikuar në projektbuxhetin e vitit 2013, është një gafë e rradhës.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?