TIRANE- Defiçiti buxhetor për vitin 2015 parashikohet të ulet në nivelin 4 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga 6.6 % e PBB-së që ishte planifikuar në buxhetin 2014.
Sipas planifikimit të ministrisë së Financave, financimi i tij do të realizohet kryesisht nëpërmjet huamarrjes së brendshme me rreth 2.9 % të PBB-së.
Për rrjedhojë, niveli i borxhit publik në fund të vitit 2015 parashikohet të ulet në nivelin 70.6 % të PBB, krahasuar me nivelin e pritshëm të tij për vitin 2014 prej 71 % të PBB. /ATSH/