TIRANË- Në seacën dëgjimore në Komisionin e Mediave, gjatë diskutimit në parim të projektligjit "Për Buxhetin e vitit 2015' Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro theksoi se " janë 1.4 milion dollarë më shumë në buxhet krahasuar me vitin e kaluar në Ministrinë e Kulturës".
"Qyteti i Beratit do të përfitojë më shumë nga buxheti i ministrisë së Kulturës krahasuar me qytetet e tjera", u shpreh Kumbaro.
Duke iu drejtuar vitit 2014, Kumbaro nënvizoi se janë shënuar reformat më të thella strukturore nga Ministria e Kulturës.
Nga ana tjetër ajo përmendi dhe projekte të ndryshme që do të vijnë në vitin 2015 si projekti "Qëndra Muzeale Marubi", duke e shëndërruar sipas saj, në një qëndër muzeale për të gjithë ballkanin.
Për qytetin e Korçës, bashkisë do ti kalohen 35 milion për "Muzeun e Kulturës Mesjetare", ndërsa për varrezat çame do t'i akordohen 30 milion", nënvizoi Kumbaro.
Ndërkaq ajo shtoi se "kemi një planifikim në kushtet e trashëgimisë kulturore, kemi arritur të konstruktojmë monumente të kulturës që nuk ishin prekur, dhe nëpërmjet sektorializimit të terren, pra rë shpërndarjes së njerëzve në terren, kemi arritur të konstruktojmë kisha, ndërtesa me rëndësi historike etj".
Duke iu referuar projekteve "Muzeu Arkelolgjik" i Durrësit, Kumbaro tha se "ka nisur jo vetëm një projekt i tillë por edhe 1.5 milion do të shkojnë për Shtëpisë së Kongresit të Lushnjes, Muzeu Historik Kombëtar, Muzeu Etnograf i Beratit, do të kenë rehabilitim të plotë të tyre, ndërsa për muret e kalasë së Gjirokastrës do të shkojnë 13 mijë dollarë nëpërmjet 2 projekteve bashkinvestimeve nderkombetare".
"Falë fondeve Ipa, do të restaurohet parku arkeologjik dhe pas një muaji do të inaurohet kisha në shkodër ku ka kryer shërbesën shkrimtari dhe autori I njohur Ndre Mjeda, ndërsa për Piramidën është duke u planifikuar se në funksion të ku kujt do të vihet, pra është duke u bërë një vlersim teknik i saj", theksoi Ministrja Kumbaro./ATSH/