TIRANE - Tashmë puna e gjyqtarëve do të mund të vlerësohet nëpërmjet një projektligji të ri. Ministria e Drejtësisë është aktualisht në fazën e konsultimit për projektligjin “Për sistemin e vlerësimit të veprimtarisë së gjyqtarëve në Republikën e Shqipërisë”.
Duke qenë në këtë fazë Ministria ka ngritur një grup pune të përbashkët nga Ministria e Drejtësisë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Unioni i Gjyqtarëve, gjyqtarë si dhe përfaqësues të misionit të BE “Konsolidimi i sistemit të drejtësisë në Shqipëri”, EURALIUS IV i cili po merret me vlerësimin e çdo pike që ky projektligj parashikon.
Nisur nga kjo fazë diskutimesh dhe konsultimesh, Ministria e Drejtësisë ka lënë një hapësirë që deri më 23 shkurt kushdo që ka sugjerime ose komente në lidhje me këtë projektligj të mund ti dërgojë ato në rrugë elektronike.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com