TIRANË, 9 Korrik /ATSH/ -Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, deklaroi sot pasdite në Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore për projektligjin për "Policinë e Shtetit" se, "ky është ligji kryesor për reformën në Policinë e Shtetit".
Sipas ministrit Tahiri, ligji është hartuar nga ekspertët më të mirë dhe partnerët. "Gjetëm dakordësi për pr/ligjin nga partneret. Ligji është garantimi i sigurisë, ndërmarrje e të gjithëve. Krimet deri dje fshiheshin nga vakumet ligjore. Ligji i ri është një shtet, një polici", u shpreh Tahiri.
Më tej ministri Tahiri theksoi se, garantohet sistemi i gradave që eviton nepotizmin. "Ligji sjell depolitizim të policisë, sjell reformim demokratik të saj. Parashikohet ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit", theksoi Tahiri.
Sipas ministrit Tahiri, pengesa më e madhe është mungesa e informacionit. " Oficeri të mos ketë pengesa në marrjen e informacionit", u shpreh Tahiri. /gj.m//a.ke/
/Shqiptarja.com