TIRANE- Projektligji për Policinë e Shtetit ka ndezur debate në Komisionin e Ekonomisë mbi efektet financiare që sjell në buxhetin e shtetit, sidomos për shpërblimet në fund të vitit që arrijnë shumën prej 4 milionë eurosh. Një tjetër çmim i lartë, kalimi gardës në varësi të Policisë së Shtetit, do i kushtonte buxhetit 3.4 milionë dollarë.
 
Ridvan Bode është shprehur se implementimi ligjit në të tilla kushte do sillte çrregullim financiar në buxhetin e shtetit.
 
Ligji kaloi në parim dhe përveç vërejtjeve, Komisioni ka dhënë mbështetjen e tij për përfitimin e dietave, kompensimin e interesave të kredive si dhe sigurim shëndetësor të veçantë për punonjësit e policisë.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)