Pra Doktori na edhe këtë herë...

Pra Doktori na edhe këtë herë...

Basha në SHBA

Mos, vallë, Doktorit i ka nisur t'i vjetrohet rruga e informimit, apo gjithnjë kështu ka qenë dhe s'kemi dashur ta lexojmë? Rasti më i fundit është deklarata e parmbrëmshme se Basha nuk e kalon Oqeanin pasi e arrestojnë, ndërkohë që Basha, në kohën që fliste Berisha, ishte në SHBA, në takime. Pak rëndësi ka niveli i zyrtarëve. Mundet që të jenë edhe të parëndësishëm.

Por ajo që është e çuditshme është se Berisha ka kaluar çdo imagjinatë në gënjeshtrat e tij. Gjithkush që e ka besuar se për pak muaj me të PD vjen në pushtet, duhet të lexojë mirë fitoren imagjinare që ai ua atashoi gjithë atyre që e duartrokasin, duke besuar verbërisht në fushatën e tij që u mbështet mbi zhgënjimin dhe zemërimin e demokratëve që ishin vjedhur me 25 prill.

Keqardhje për botën e madhe të gënjeshtrave shkon edhe për mediat, portalet, të cilët, nga mbështetja që i kanë dhënë botës së gënjeshtërt të Berishës, nuk guxuan as të botojnë apo transmetojnë një foto nga takimet e ish-kreut të PD-së në SHBA.

A mos, vallë, Doktori e dinte të vërtetën për Bashën, por e mundi tundimi për të gënjyer?!

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gole: 16/10/2022 17:05

    Domethënë fajin e paska Namiku që Saliu të gënjen ty? Të gënjen njësoj ,si kur thotë nuk di gjë për paratë ruse,si kur thotë që Basha nuk kalon dot oqeanin.. Të shqetësojnë veprimet tejet dyshuese të Bashës ty? Mua jo... Basha e mbylli kapitullin,po ju o derëzinj ku ju shpie mushka pas Sali mashtruesit!???

    Përgjigju
  • Halil: 16/10/2022 00:22

    Jo domosdoshmerisht genjeshter, sa kohe qe Basha nuk ben transparence ne veprimet e tij. Per rublat sic ka qef teveqeli i polibyrose apo kalimet e ylberit sic i pelqejne shoqes Kim. Ne vend ti kerkohet llogari Bashes veprimet e te cilit kane tejet edhe dyshuese, edhe Namik "refleksionisti" rreshtohet krah Meros me shoke.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë