Interi nuk ka shumë kohë për të qetësuar emocionet pas humbjes në derbin e kampionatit kundër Milanit 0-1 në fundjavë, pasi tashmë përballet me një tjetër sfidë të rëndësishme në Champions League kundër Atletico Madridit, sot në mbrëmje.

Trajneri Cristian Chivu, në konferencën për shtyp para ndeshjes, u shpreh: “Gjithmonë jemi rikuperuar pas humbjeve dhe pres të njëjtën gjë në Madrid. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme dhe ne duhet të vazhdojmë ecurinë tonë të shkëlqyer në Ligën e Kampionëve”, tha ai.

Chivu paralajmëroi se do të duhet kujdes i madh ndaj Atletico Madridit: “Është e ngjashme me ndeshjen kundër Milanit. Duhet të jemi të kujdesshëm në aspektin mbrojtës dhe më efektivë para portës”, vijoi ai.

Ai komentoi edhe dilemat në portë mes Sommer dhe Martinez: “Kam 22 lojtarë në dispozicion që meritojnë të luajnë. Roli i portierit është i ndryshëm, por Martinez do të ketë mundësitë e tij kur të ndihet gati”, tha rumuni.

Në katër ndeshjet e para në fazën e ligës, Interi ka kaq fitore për 12 pikë në total.


Lajmi kryesor:

Vijon 'melodia' e Champions League, sot Arsenal - Bayern Munich dhe Atl. Madrid - Inter! PSG e Liverpool në shtëpi, Real Madrid luan në Athinë