Prag Krishtlindje, mesazhi i arqipeshkvit Dodaj për të rinjtë: Qëndroni në Shqipëri dhe gërmoni më shumë, do i gjeni këtu mundësitë! Më shumë paqe e dashuri

Në prag Krishtlindje, arqipeshkv Arjan Dodaj ka dhënë mesazhin për të gjithë të rinjtë që duan të largohen nga Shqipëria për një jetë më të mirë. Teksa e cilëson Shqipërinë si vend që mban minierë thesari, shprehet se të gjithë duhet të kenë guxim për të gërmuar më shumë.

“Edhe atyre që i është besuar e mira e përbashkët, që kanë përgjegjësinë e një kombi duhet të mbjellin për brezat e rinj mesazhe e baza konkrete. Edhe unë në kohën time kam studiuar e kam bërë punë por duhet të mbjellim më shumë të ardhura për të rinjtë tanë. Duhet të nxisim të mirën sepse vendi ynë përmban një minierë thesari por duhet të kemi kurajon e guximit të gërmojmë më shumë. Duhet të jemi nga ata që bashkëqendisimin e bashkëmbjellim farën e mirë. Një gjë që vlen ka një çmim, Shqipëria vlen shumë, shqiptarët vlejnë. Për kombin tonë ia vlen gjithmonë barra qiranë”, tha Dodaj në intervistë në Report Tv për emisionin ‘Pa Protokoll’ nga Anduela Ndreu.

Sa i përket kohës së krizës kur çmimet janë shumë të larta si pasojë e luftës në Ukrainë, kreu i Kishës Katolike në Shqipëri përmend Papa Franceskun duke thënë se lë gjurmë me mesazhet e tij të paqes.

“Personat do i gjykojë personat për të mirë e të keq. Gjurma më e fortë e Papa Franceskun është që po përpiqet të mundë të keqen me butësi e ëmbëlsi. U bë vite që thotë se jemi në një Luftë të Tretë Botërore që është në copa nëpër botë. Të mos harrojmë Sirinë, konfliktin mes feve, të gjithë takimet e angazhimet e Papa Franceskut që të dalë në pah vëllazëria universale”, tha Dodaj.

A.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ilir Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e Partisë së Lirisë

Ilir Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e Partisë së Lirisë