Në vigjilje të Krishtlindjeve, Imzot Arjan Dodaj uron të gjithë besimtarët katolikë, ndërsa përcolli një mesazh për politikanët.
Toka tha imzot Dodaj është dhuratë e shenjtë për njerëzimit duke u lutur që njerëzimi ta dojë dhe mbrojë atë. Të falim dashuri ishte thirrja e klerit katolik. Nxit promovimin e ruajtjes së natyrës
“Në këtë Krishtlindje na viziton duke u bërë fëmijë. Zoti na viziton në çdo fëmijë që vjen në jetë. Asnjë fëmijë nuk është gabim apo rastësi, por dhuratë. Sa nevojë ka vendi ynë sot për fëmijë, e sa nevojë kanë fëmijët tanë për familje, edukatorë, politika pro jetës e familjes, përndryshe jemi të destinuar drejt shuarjes me shifrat alarmuese të zbrasjes demografike. Sa nevojë kemi për të rikuperuar një ndërgjegjësim të ri të dashurisë për atë që zoti ka krijuar. Të lejojmë të edukohemi dhe të edukojmë fëmijët tanë se Toka është një dhuratë e shenjtë për të gjithë, e cila ka nevojë pas 30 vjet zaptimi e konsumimi. Të promovojë natyrën mahnitëse që na ka dhuruar Zoti dhe na kanë dhënë të parët tanë që nga kohët e lashta, kështu edhe ne t’ia dhurojmë fëmijëve tanë. Çfarë toke, deti, qielli dhe ajri. Me vete nuk do të marrim asgjë përveç veprave të dashurisë dhe bamirësisë, parfumin etë cilaver na e ka lënë një shqiptare e madhe, e shenjta Tereza.
Nxiti dhe politikanët në rekuperimin e dialogut duke kapërcyer pengesate indiferencës dhe paragjykimit.
Të rikuperojmë dialogun duke kapërcyer pengesat e indiferencës dhe paragjykimit, veçanërisht politikanët mund të mësojnë të politikë më të shëndetshme për të ndihmuar popullatën për të dezintoksikohet nga politika e dhunës dhe vulgaritetit.
Të dashur vëllezër e motra po hapet një vit plot shpresë, 2025 vjet nga ardhja e Krishtit. Zoti fëmijë është drita e vërtetë e zemrës së njerëzimit. Jezusi me zemrën e tij njerëzore dhe hyjnore, e bën zemrën më të hapur, zemrën si i themi ne, të bardhë. Gëzuar për shumë mot të gjithë shqiptarëve Krishtlindjen.