Prag ndeshja me Spanjën/ Arbër Hoxha: Kanë grup të jashtëzakonshëm! Duhet qasja e duhur, besoj se do arrijmë fitoren

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha foli në konferencën e sotme për gazetarët nga Kaiserau, ku kombëtarja kuqezi po bën përgatitjet për ndeshjen e rradhës në Europian, atë ndaj Spanjës të hënën në ora 21:00.

Hoxha u shpreh optimist për 3 pikët ndaj një kundërshtari si Spanja, të cilët fituan mbrëmë ndaj Italisë 1-0 dhe duke siguruar kualifikimin.

'Aq sa kam minuta, kam mendu me dhënë maksimumin. Jam i lumtur që jam pjesë e kombëtares në euro. Me Kroacinë luajtëm më mirë. Jemi fokusuar në ndeshjen me Spanjën, besoj se do arrijmë fitoren.'

Më tej ai shpreh tifozllëkun e tij për Real e Madridit.

'Jam tifoz i Real Madridit.'

Megjithatë Hoxha e vlerëson Spanjën si kundërshtar dhe kualitetet që ka.

'Krejt e dimë që Spanja ka një grup të jashtëzakonshëm dhe pamë dje ndeshjen me çunat. Na mbeten të përgatisim ndeshjen dhe të qasemi në mënyrën e duhur. Dhe shpresoj të arrijmë fitoren.'

Duke iu rikthyer ndeshjes me Kroacinë, Hoxha shpreh se edhe mund të fitonim pasi raste kishim.

'Tu e marr parasysh luajtëm mjaft mirë, kishim raste për golin e dyte dhe të tretë. Nuk u dorëzuam besoj se do futemi në ndeshje për të fituar pasi vetëm ai rezultat nga çon tutje.

Tu e marrë parasysh edhe tifozët secili lojtar kishte një motiv shtesë. Ndihmova për golin e dytë pastaj kishim edhe një rast për të tretin por nuk e shënuam.'

Pas asaj ndeshjeje Hoxha pati komplimenta edhe nga kundërshtarët kroat, shok ekipi tek Dinamo Zagreb.

'Normal kam dy shok, fola me ta pas ndeshjes, më uruan. Kaq.'

Hoxha shpreh preferencën e tij për lojtarë si Rodri dhe Uilliams tek Spanja.

'Kur shikon ndeshjet e para të Spanjës luajtën dy ndeshje të shkëlqyer dhe mendoj se është ekipi nga më të mirat dhe na duhet të përgatitemi mirë.

Mendoj se ka shumë lojtarë të mirë, por besoj de nga më të  mirët është Rodri, por edhe Ullliams.'

Sulmuesi shpreson të ketë më shumë minuta në këmbët e tij në ndeshjen e ardhshme.

'Kjo është një motiv shtesë për me vazhdu. Për 11 shen e parë vendos trajneri. Unë do jap maksimumin.

Duhet me u qas në 100 % në ndeshje. Spanja e ka qef me lujt me topin posedimin. Duhet me pas kujdes në kundërsulm dhe shfrytëzim rasteve. Prej lojës në lojë kemi marrë veten. Ndaj Kroacisë kemi pasur fytyrë tjetër nga ajo me Italinë. Shpresoj të luajmë më mirë ndaj Spanjës.'

Arbër Hoxha mund të ketë mjaft oferta për transferim pasi është rritur shumë si lojtarë muajt e fundit, por fokusi i tij është kombëtarja dhe Dinamo Zagreb.

'Tu e marr parasysh në janar kam bërë transfer tek Dinamo. Dita ditës kam pasur rritje. Tani në Europian është qershia mbi tortë.

Gjatë kësaj periudhe nuk e kam menduar shumë këtë pjesë. Tani kemi ndeshje play off dhe një ndeshje na çon në Champions, jam i fokusuar në kombëtar dhe te klubi dhe shpresoj të vazhdojmë.'

Së fundmi ai përsërit dëshirën për 3 pikët ndaj Spanjës.

'Po vetëm 3 pikët, nuk do me thënë rezultati. Kroacinë preferoj përpara Italisë.'

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

Komisioni ‘Antikorrupsion’, Meçe: Opozita s’duhej të bojkotonte, të shkonte me kushtet e saj! Karaj: E drejtojnë të korruptuarit, pse nuk ia la PD?

Komisioni ‘Antikorrupsion’, Meçe: Opozita s’duhej të bojkotonte, të shkonte me kushtet e saj! Karaj: E drejtojnë të korruptuarit, pse nuk ia la PD?