Prag ndeshje me Spanjën, flet Bushi dhe Bare: E njohim kundërshtarin, por mund të marim rezultat pozitiv

Në prag të ndeshjes me Spanjën që luhet të enjten në “Selman Stërmasi” për kualfikueset e Europianit U-21, trajneri i Kombëtares Shpresa, Alban Bushi, është shprehur se pavarësisht cilësisë së kundërshtarit do synohet rezultati pozitiv. 

Spanjën e njohim dhe dihet potenciali i saj në sulm. Për ndeshjen e nesërme kemi vendosur në momentet e volitshme të sulmojmë dhe pse jo të marrim një rezultat pozitiv.

Alban Bushi

Ndërkohë kapiteni i skuadrës, Keidi Bare, u shpreh se ndjehet shumë i keqardhur që skuadra ka dalë nga objektivi për t’u kualifikuar.

Më vjen shumë keq sepse kemi qenë një ekip I mirë, kemi dominuar kundërshtarët, kemi bërë një lojë të kënaqshme. Më vjen shumë keq që jemi në këto pozicione, në këtë renditje, sepse besoj mund të jepnim më shumë dhe mund të arrinim qëllime të mëdhaja.

Keidi Bare

Pas ndeshjes me Spanjës Kombëtarja U-21 do të luajë të martën në transfertë kundër Estonisë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

‘Mashtrues je…’, fansat i përmendin Bes Kallakun gjatë koncertit, Xhensila Myrtezaj thumbon aktorin: Xhelozon ëëë? (VIDEO)

‘Mashtrues je…’, fansat i përmendin Bes Kallakun gjatë koncertit, Xhensila Myrtezaj thumbon aktorin: Xhelozon ëëë? (VIDEO)