Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi i ftuar në studion e emisionit '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv u shpreh se këtë sezon pritet që të ketë një rritje të ndjeshme të turistëve që do të vizitojnë Shqipërinë në krahasim me vitin e kaluar. Ai tha se higjena dhe pastërtia nuk janë në standardin që duhet, por përpjekjet drejt përmirësimit vijojnë cdo ditë.
"Sezoni do të jetë 215 ditë, ka filluar menaxhimi i sezonit më shumë sesa muajt e verës. Nuk kemi arritur në çmimet stratosferike. Nga Polonia janë rritur me 30-40% prenotimet për 2019 krahasuar me 2018. Izraeli e ka Shqipërinë destinacionin më të pëlqyer, tani nga Prilli deri në Tetor do të ketë katër herë në javë fluturime.
Po ashtu italianët dhe gjermanët. Nuk jemi aty ku duhet te higjena dhe pastërtia duhet të përmirësohemi. Ngjarjet në botë ndikojnë, goditja ne Sri Lanka ka për të ndikuar në rajon. Një rrëmbim avioni në botë, ndikon direkt në mentalitet. Ngjarja e Rinasit nuk është e mirë.
Nuk mund të krahasohemi me Greqinë, duhet të bëjmë një turizëm tjetër, kombinim mes maleve, natyrës, liqeneve, lumenjve dhe bregdetin. Në 2013 ne kishim vetëm 3 mln turistë, ne e kemi dyfishuar. Pasnesër fillon investimin në Shqipëri një kompani 100% gjermane, që ka fituar edhe statusin. Paketa shqiptare është më e mira në rajon" tha ai.
Klosi u ndal edhe te konflikti i banorëve në Jug për pronat duke e cilësuar atë që ndodhi atje si histori kaçakësh. "Nuk ka tjetërsim të pronave, është kërkuar regjistrimi, pasi me letrat e shtetit figurojnë shtet, banorët kishin pretendimet e tyre. Ajo që u kërkua është evidentimi, pse nuk ankohen në veri, por ngrenë shqetësime në Jug?
Meqë pati pretendime u la 100 ditë kohë për të parë nëse dokumentet që kanë janë të rregullta. Ka një tolerim për atë zonë, që ku janë pretenduesit të shfaqen. Pasi kjo nuk mund të mbetet histori kaçakësh që të shfaqen sa herë tentohet të ngrihet një resort. Sa kohë nuk kishte interes ato flinin në djerrsinë e tyre, sot që ka interes ato shfaqen".
I pyetur për krizën politike, ministri Klosi theksoi se zgjedhjet nuk duhet të shtyhen, ndërsa vendin e opozitës së vjetër po e zë e reja në Kuvend. "Kjo krizë, mos më pyesni mua si duhet të zgjidhet, e krijuan vetë. Në kur ishim në opozitë bëmë zgjedhjen tonë, por nuk e dogjëm mandatin. Këta e hapën derën dhe dolën tani duan të futen. Zgjidhja po vjen, grupet parlamentare...Koha do i strukturojë deputetët e rinj. Pse të shtyhen zgjedhjet? Cfarë krize ke? Nuk ka asnjë arsye" përfundoi ai.
BRAVO ,,Z MINISTER,KLOSI, VAZHDONI te permirsoni kushtet ne plazhe ,me vende per mbledhjen dhe perpunimin e plehrave,dhe ujrave te zeza,,vendosjen e dusheve dhe wc,,uje 24 ore,,drita,,hotele dhe resorte te bukura me pishina perpara me pamje nga deti dhe parking per makinat e hotelit mbrapa,,me hotelet jemi pak mbrapa,,nuk kemi shume hotele te medha me 5 yje,,ketu duhen nxitur investitore vendas ,,shtroni rruget dhe mbushni gropat kudo ne bregdet,,,dhe mijra polake,ceke,rus,e ukrainas do dynden ne shqiperi,,ushqim dhe diell I kemi pafund..
PërgjigjuPrit kur te plasin ndoj kamikaz byrazer,pastaj do krihemi
Përgjigju