Dita e fundit e vitit 2019, për pak është kthyer në tragjedi për një çift të moshuarish që jetojnë të vetëm në zonën e Alliasit në periferi të Tiranës.
Rreth orës 13:09 në Allias, në një banesë private ku jetojnë dy të moshuar, ka shpërthyer një bombol gazi dhe për pasojë banesa është përfshirë nga flakët, ndërsa çifti i bashkëshortëve ka pësuar dëmtime fatmirësisht jo serioze për jetën.
Policia e Tiranës njoffon se së bashku me shërbimin e zjarrfikëses kanë shkuar në vendngjarje ku kanë mundur të nxjerrin dy të moshuar, B. H.,80 vjeç dhe N. H.,77 vjeçe që banonin në banesë, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore .
"Grupi hetimor nddhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", thotë policia në një njoftim paraprak për ngjarjen.