Çfarë ndodhi me incidentin në Vjenë?
Unë e kam shpjeguar përmes zyrës së komunikimit të PS. Ka qenë një takim i gjatë me shumë pyetje-përgjigje, mbushur plot shqiptar e të huaj.
Një regjisore austriake thoshte se sjellja juaji ishte arrogante?
Unë nuk e njof, aty realisht u fol në tre ghujë dhe ishte pak e lodhshme për të huajt në pjesën kur flitej shqip.
E kishin njoftuar trupin diplomatik se do ishit atje?
Kujt turpi? Është një trup dilpomatik i kapur prej fijeve nepotike. Është trup diplamtik i ndërtuar mbi bazë planesh politike për të punësuar njerëz të dështuar. Ai filloi pa të drejtë të thoshte fjalë të padenja.
Çfarë fjalësh të padenja?
Nuk jam këtu për të bërë komente. Ishin fjalë të padenja fjalë fyese jashtë çdo lloji kornize të aktivitetit të tij si përfaqësues i diplomacisë shqiptare në raport me kreun e PS. Nuk ka pas asgjë nga ana ime veçse kërkesa që ai të largohet.
Ndërkohë që ai nuk u largua ju donit ta largonit prej veshi?
Ju mendoni se një kryetar partie do ta bënte këtë?
E keni kapur prej veshi dhe flokësh?
Bëra një veprim takitik për të zgjatur dorën e të kapja ç`të kapja? Nuk kemi të bëjmë me një diplomat, por me një person që nuk e di se çfarë është atje.
Veshi i dhemb njësoj si një diplomati e të tjerëve?
Ajo dëshmi tregon se kemi të bëjmë me nje nivel banal. Vëllai i Jozefina Topallit pa status shkon konsull në Milano. Dhëndri i Topallit pa asnjë status shkon në Paris bashkë me vajzën, nipi i Sali Berishës dhe e shoqja të punësuar në ambasadë që as nuk paraqiten dhe marrin kot rrogën. Daja i dhëndrit të Berishës konsull në Bari. Gruaja e ministrit të Jashtëm brenda në Ministrinë e Jashtme.
Mos dalin që nuk janë të vërtetë?
Kush? Unë e kam marrë gjithë pemën nepotike. Në trupin diplomatik shqiptar kemi të bëjmë me një hordhi dhëndurësh e baballarësh.
Denoncojeni këtë çështje...
Komisionet parlamentare janë për shkulje veshësh jo për këto. Vazjdojmë më tej, mbesa e Sokol Olldashit, mbesa e Bardh Spahisë, gruaja e Sherefedin Shehut doni të vazhdojmë. Vajza e Rajmonda Bulkut, vajza e Agim Shehut, gruaja e Halim Kosovës. Ky është trupi diplomatik, këta janë njerëzit që ankoheni se ua shkulin veshët.
E ju shkulni flokët?
Kjo nuk ka ndodhur. Këtu çështja nuk është se u shkul apo jo veshi këtij birboje. Diplomacia shqiptare po tërhiqet zvarrë në Europë. Unë nuk kam kap për veshi askënd. Dhe ai kur e thotë e thotë se “futi dorën për të kapur ndonjë gjë, nuk e thotë atë gjënë.
U tha diplomati që ishte djali i Neritan Cekës, mikut tuaj ku keni ngrenë në një shtëpi?
Ku kam ngrënë? Unë nuk kam ngrënë. Nuk ka rëndësi se çfarë çorbe ka ngrënë Neritani atje ku u fut.
Po LSI që iku çfarë çorbe ka ngrënë?
Fole për çorbën e Neritanit? Flasim për këtë.
Ai është prezantuar si djali i mikut tuaj?
Ai është prezantuar si një provokator.
Ai u ka dërguar një letër?
Po ma ka dërguar si një qytetar në Romë. Si ka mundësi që çohet babai e shkruan letër për djalin 37 vjeç? Ai nuk është prezantuar si djali i mikut tim, se po te ishte do ta kisha kap për veshësh. Neritanin nuk e kam mik. E kam pasur.
Ke kapur për veshi historinë e Shqipërisë?
E shikon ç`janë këta mo? Si e ka turpëruar Neritan Ceka atë histori të Shqipërisë që është vërtetë histori e ndritur që kjo degë nis e thahet e u zgjat deri në Romë.
Ajo është vepra e një miku?
Jo ajo nuk është e një miku. Po të ishte një mik që ishte i shqetësuar merrte në telefon e pyestë çfarë ka ndodhur se mund të kishte lajthitur dhe djali 37 vjeç.
A keni ju të drejtë të fyeni një diplomat?
Është e gjitha e incizuar nëse kam fyer çdo diplomat shqiptar. Unë kam thënë se trupi diplomatik shqiptar është në një gjendje të rëndë.
Nuk u prish diplomacia këto dy vjet apo jo?
Nuk kam parë kurrë në historinë e Shqipërisë për një histori si kjo ku ambasada u preokupua nga kjo hordhi dhëndurësh.
Nuk ka ndodhur kurrë që një politikan të kapë prej veshësh? Ty të kanë kap prej veshësh...
Leri tani, do të kap dhe ty për veshësh tani siç kapa dhe atë, po s`ke as flokë(qesh). Kush e ka thënë këtë?
Artan Hoxha...
E mos e kanë kapur edhe atë prej veshi që ndaj su bë dhe president, ai vazhdon e spiunon akoma apo jo. Nëqoftë se një njeri tregon nëse e kanë kapur prej veshi, e ka kap prej veshi Sigurimi i Shtetit që e pengoi të bëhej president. Unë s`thashë që s`kam kap prej veshi, por jo këtë djalin, Ceka junior.
Pse nuk çoni njerëzit tuaj në komisionin hetimor?
Në cilin komision mo?
Në atë hetimor..
Po pse, atëherë i bie që mbi çdo hipotezë të ngritur në mënyrë të njëanshme të ngremë një komision hetimor? Ne i bie që të ngremë një komision për ty. Fevzi komisionet ngrihen për çështje parlamentare.
Njëherë që u ngrit komision i mbyllet derën Olldashi?
Ai ngrihte mbi bazë faktesh, jo mbi hipoteza.
Jeni kandiat për kryeministër dhe flisni kështu?
Jam kandidat dhe po të shpegoj që komunistët bëjnë hetime për të gjetur, ndërsa në demokraci nuk bëjnë hetime për të të gjetur pa u nisur nga një provë. Bëhet mbi bazë faktesh.
Do shkoni apo jo në komision?
Jo nuk kam asnjë pune, nuk kam lidhje. As unë asnjë nga ne. Kjo është shkelja më gflagrante e gjithë etikës parlamentare. Ky është fundi i turpshëm i një legjislature të nisur me vota të vjedhura. E duke përfunduar me Kastriot Islamin e dy mjeranë të tjerë e një tufë njerëzish të marrë fund.
Ju jeni të detyrurar t`i bindeni vullnetit?
Kjo është mbrapshtia e fundit e këtij Parlamenti.
Ka patur akuza të tjera që jeni nervoz dhe reagoni keq me njerëzit. Nuk është rasti i parë ky apo jo?
Për hirë të vërtetës në vorbullën e Neritan Cekës keni bërë një gërmim arkeologjik mediatik si ky unë nuk e kisha parë. Do doja të ma jepni një kopje, këtu nuk janë videot e sepatës. E keni harruar atë, unë për atë kohë kam nostalgji si ti kur ishe me flokë. Këto janë të miat dhe s`kam asnjë problem me to. Është një kohë kur kam qenë shumë më i ri shumë më i zellshëm në të bërit e gjërave. Sot jam me i përmbajtur.
Bogdani ka akuza konkrete se jeni në ndikimin e lëndëve narkotike?
Ka një vëlla ky në diplomaci. E di ti?
Një njeri që ka probleme dhe kurohet...
Për çfarë? Atë e di Saliu.
Deklarata e Bogdanit?
Unë mund të them për ty çfarë dolloji gjërash, por nuk je i detyruar tu përgjigjesh. Unë flas me prova.
Po të jetë për prova unë të nxjerr një deklaratë që thotë se “e kam parë Ramën duke pirë të bardhë”?
Kush mo? Po ta them unë. Kliko Dritan Prifti.com. Ti mund të nxjerrësh një deklaratë që unë të kem turp një të folur me retorikën etike botërore.
Po ashtu mund të ketë dhe për ministrat tuaj?
Nuk mund të fajësoni dot LSI se daja, dhendri vajza e Topallit janë konsuj. Këtu duhet të gërmoni, se do të shohësh se do ta kenë rrënjën më thellë në këtë punë. Ne do të kalojmë menjëherë ligjin antinepotizëm në shërbim të vendit.
Ç`do të thotë kjo?
Ligji do të ndalojë emërimin në poste apo detyra në shërbimin diplomatik çdo liddhje gjaku apo përfaqësues politike me PS në Parlament.
Në këtë vend që të gjithë janë kushërinj?
Mos qaj këtë hall ti. Kjo farsë do të marrë fund pas 23 qershorit. Zotimi im është ky, që pas një viti do jemi këtu dhe nëqoftë se ju do më nxirrni jo një tufë, por një emër që është pa statusin e karrierës dhe që është i lidhur me një përfaqësues në Parlament do të kërkoj ndjesë publike.
Po ju fitoni njëherë zgjedhjet..
Zgjedhjet janë të fituara.
Ç`po ndodh me listat?
Në kohën e duhur ka afat edne për këtë.
Sa veta mbeten jashtë?
Nuk i kam numëruar, por një numër i vogël.
A do ketë prurje të reja?
Mbase po, mbase jo.
A kanë ngjallur pakënaqësi?
Më shumë se pakënaqëi, do doja të shprehja një vlerësim për disa deputetë aktivë, të respektuar, të cilët kanë pranuar pa asnjë problme që të bashkëpunojnë me mua për të thyer këtë mitin brenda listës, jashtë listës dhe bashkarisht të promovojmë filozofinë tonë se ne jemi një skuadër. Kjo është një betejë për të zgjedhur një qeveri, që siç e kam thënë se çdo ministër që do zgjidhet deputetë do ta dorëzojë mandatin. Janë pjesë e përgjegjësisë madhore për të kthyer faqen e këtij vendi. Unë kam patur fatin të bashkëpunoj me njerëz të tillë.
Po ju i përfshinit në listë?
Përmend Ilir Bejtjan dhe Agim Lekën për faktin që kanë qenë ndër ata që më kanë inkurajuar ta thyejmë këtë mit.
Pse keni vendosur këtë rregull për ministrat apo t`i kontrolloni më mirë?
Pse do t`i kontrolloj gjërat më mirë? Pyesni si funskionon legjislativi në Kosovë.
Po do t`i lini ministrat që mund t`i lini dhe në rrugë?
Ne duam të ndajmë pushtetet që e bëjnë deputetin 24 orë në 24 dhe që janë aty. Nuk do kemi grup parlamentar si ky i qorrave dhe shurdhave që ka Saliu.
Po fyeni deputetët?
Qorra dhe shurdhë që shkojnë dhe ngrenë kartonin në kundërshtim me Kushtetutën për të rrënuar KQZ. Ata janë të marrë fund. Ministrat tanë do jenë 24 orë në krye të detyrës dhe do t`i përgjigjen. Kudo ku ndërtohet një skuadër është e pamundur të bëhen dhe gabime.
Keni dy vjet rresht që ngrini tezën e votimit të emigrantëve ndërkohë që kryeministri e propozon tani ju jeni kthyer kundër?
Ç`është kjo mos Fevzi. Nuk është ajo lojë që të shkon mendja ty. Si mund të bëhet votimi i emigrantëve në 2 muaj? Çfarë kujtoni ju të shkojnë ata të votojnë në ambasada. E kemi kërkuar ne votimin. Si u bëka në 2 muaj? Kjo është e pamundur. Një kryeministër që thotë se i numëron rrugët aks më aks është si një çoban që numëron dele më dele. Këtu drejtoria e rrugëve nuk ka as faqe on line, është akoma në epokën e gurit.
Pse nuk i votoni tre ligjet?
A i mësuat ju se kush janë tre ligjet?
Pse nuk i votoni, i premtuat dhe Metës për këtë?
Anjëherë nuk e ka kërkuar e asnjëherë nuk i kam thënë. Kryetari i LSI ka bërë një propozim për një kompromis për kalin e 2 ligjeve dhe të hynë në fuqi me Parlamentin e ri.
Me Aleancën Kuq e Zi pse nuk u arrit marrëveshja?
AK doli si forca e djathtë. Spahiu ka qënë kryetari i komisionit të votave të vjedhura në vitin 1996. Më pas duke vazhduar si forcë antisistem, dhe antiregjim, kam thënë që mbetet për tu parë, pataj kam thënë se është për tu parë në është shpiponjë apo sorrë, pra mbetet forcë opozitare apo është nga ato pjellat e rregjimeve të korruptuara që i nxjerrin për të çoroditur forcat opozitare.
Si ishin negociatat?
Kanë qënë negociata shumë serioze, negociatori Damjan Gjiknuri ka qënë në këtë negociatë, e kishte mik. Ai thoshtë se këta nuk duan ta bëjnë. Kërkoi të bashkojmë Shqipërinë me Kosovën mandatin e parë, të ngrimë marrëdhëniet me Greqinë derisa të hiqet ligji i luftës. Të kemi tre femra në listat e PS. Kërkonin të futeshin në lista njerëz anonimë. Na ka kërkuar dhe arrestimin e Sali Berishë.
A ka moral ky koalicion me LSI?
Po mundoheni të thoni se po ndodh një imoralitet i madh. Por ky imoralitet nuk është më i madh për një person siç jamë unë kur të mësosh të bësh gjënë e duhur në momentin në shërim të popullit tënd.
Keni detyrim t`iu thoni shqiptarëve se kjo ishte Rilindja?
Jo kjo ka qenë pozicion i PS në raport me popullin shqiptar për të realizuar një për një programin. Bashkimi me LSI ka dy qëllime. Një afatgjatë, fitoren e zgjedhjeve, kthimin në mormalitet të këtij vendi dhe afatgjatin që kjo aleancë të realizojë futjen e Shqipërisë në BE.
A keni marrë ju së bashku me LSI në pjesë të qeverisjes një pjesë të korrupsionit me ata që ju thatë se vodhën?
Nuk janë njerëzit që e korruptojnë sistemin, por sistemi që korrupton njerëzit. Njeriu kur ka faj ka organe drejtësie, po ku të shkosh te Tom Ndreca? Po Sashenkën pse nuk e vutë në Gjyjkatë meqë ra fjala?
Unë nuk jam në gjykat...
LSI është kthyer në shtëpinë e vetë. Aty nga iku dhe për arsye që dihen. U kthye në shtëpinë e qëndrës së majtë shqiptare.
I keni kërkuar Metës të bëhet kryeministër po të ikte nga mazhoranca?
Ti ke një të drejtë të madhe që të bësh pyetje. Jemi akoma në demokraci.
Për çfarë video bëhet fjalë keni diskutuar me Metën për këtë?
Jo nuk kam folur për këtë, sepse çdo gjë i kam kapërcyer për funksionin që kam për ndryshimin.
E kujtoni Facebook e Majkos për koalicionin?
Ate ditë që u bë pati befasi.
A jeni takuar më parë me Metën?
Po që te ngjala.
Po ngjala u rrit...
Ngjala u rrit e u rrit, po Saliut i ka ngelur gjala në gojë. E shikoj saqë edhe sot i rrëshqiste goja si ngjalë.
Keni patur kontakte edhe më parë?
Po kemi patur kontakte të vazhdueshme.
Që kur e keni nisur?
Ka qenë një proces që të dyja palët kanë patur nevojë. Historia është se çfarë i ka shtyrë këta njërëz për të ardhur në këtë fazë?
Pushteti?
Jo pushteti, por domosdoshmëria për të ndryshuar këtë pushtet?
Do ketë njerëz të LSI në listët e PS?
Jo nuk do ketë 3-4 deputetë të LSI. Kjo është e pavërtetë.
A e keni diskutuar se kush do jetë kryeministër?
Forca e parë e koalicionit do marrë drejtimin e qeverisë. Karta e parimeve të kaolicionit PS me LSI është dokumet që po ta shikoni me vëmendje, përmend bazën e Shqipërisë europiane.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 03.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)