Ambasada e Republikës Çeke në Tiranë, ka reaguar publikisht pas deklaratave të Partisë Demokratike mbi marrëveshjen e arritur ndërmjet qeverisë shqiptare dhe kompanisë çeke CEZ, e cila ishte pronare e kompanisë së shpërndarjes së energjisë në Shqipëri.
Në deklaratën e ambasadës çeke theksohet: "Në vijim të shumë deklaratave aktuale publike që adresojnë marrëveshjen e arritur ndërmjet Qeverisë Shqiptare dhe shoqërisë Çeke ?EZ, a.s., Ambasada e Republikës Çeke në Tiranë dëshiron të kujtojë se Qeveria e Republikës Çeke gjithnjë ka kërkuar një zgjidhje miqësore të mosmarrëveshjes që korrespondon me marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve dhe mbështetjen e gjatë dhe të fortë të ofruar nga Republika Çeke aspiratave të anëtarësimit në BE të Republikës së Shqipërisë.
Republika Çeke mirëpret arritjen e marrëveshjes mes palëve dhe miratimin e saj në Parlamentin e Shqipërisë më 31 Korrik 2014. Republika Çeke e konsideron marrëveshjen si një kompromis mbi kërkesat legjitime të palëve që rezultoi nga negociata të gjata.
Republika Çeke vlerëson asistencën e dhënë nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në lehtësimin e negociatave ndërmjet palëve dhe inkurajimin e vazhdueshëm në drejtim të të dyja palëve nga partnerët e tjerë ndërkombëtarë si Bashkimi Europian, Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar për një zgjidhje të mosmarrëveshjes jashtë gjykatës".
Partia Demokratike, me anë të një deklarate të deputetit Eduard Halimi, ka përsëritur qëndrimin se qeveria nuk duhet ta firmoste marrëveshjen pasi Shqipëria mund ta fitonte gjyqin ndërkombëtar.
"Sot duam të bëjmë të ditur se veç skandalit financiar e publik me marrëveshjen, u është dhënë amnisti e përgjithshme të gjithë punonjësve të CEZ-it që kanë kryer shkelje të ndryshme. Raportet e ndërkombëtarëve që thonë se është abuzuar financiarisht nag CEZ me riparimet dhe mirëmbajtjen e rrjetit, duke iu thënë shqiptarëve se janë bërë investime, gjë që nuk është bërë kurrë, vetëm sa kanë mashtruar shqiptarët. Raportet flasin edhe për pagesa që u janë bërë kompanive në parajsa fiskale, duke hedhur dyshime për ligjshmërinë e tyre, duke i rekomanduar qeverisë shqiptare të hetojnë", tha Halimi/ Ndërkohë kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka reagoi edhe pas deklaratës së ambasadës çeke, duke thënë se Praga dhe Tirana janë marrë vesh për të zgjidhur situatën.
CEZ privatizoi Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes së energjisë në vitin 2009, por qeveria e drejtuar nga PD, në vitin 2012 prishi kontratën me kompaninë çeke duke provokuar kështu një padi ndërkombëtare nga CEZ, që e hodhi qeverinë shqiptare në arbitrazh ndërkombëtar për shkelje të kontratës. Nga të gjithë analistët theksohej se gjyqi rrezikonte të vendoste një pagesë të rëndë për vendin tonë.
Qeveria aktuale negocoi një marrëveshje për të zgjidhur konfliktin me çekët që solli largimin nga pronësia e kompanisë së shpërndarjes së energjisë duke i paguar kompanisë çeke 87.1 milion euro/ATSH/
/Shqiptarja.com