Pragzgjedhje, rivlerësimi i shtëpive
shtyhet afati deri në teto

Pragzgjedhje, rivlerësimi i shtëpive <br />shtyhet afati deri në teto
TIRANE -  Në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit, qytetarëve iu jepet sërish mundësia që deri në fund të tetorit të rivlerësojnë pasuritë e tyre të patundshme kundrejt tarifës 1 për qind nga 10 që është aktualisht. Akti normativ i qeverisë, i miratuar sot në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë vetëm me votat e mazhorancës dhe i parashikuar në rendin e ditës në seancën plenare të po kësaj dite parashikon një shtyrje për të tretën herë të afatit të rivlerësimit të pronave, pjesë e amnistisë fiskale të zbatuar nga qeveria vitin e kaluar.

Ekzekutivi e ka argumentuar këtë shtyrje të re të afatit deri më 31 tetor me mundësinë që synohet t’iu jepet emigrantëve që do të kthehen në atdhe për pushimet e verës për të rivlerësuar pasuritë e tyre sipas çmimit të tregut me tarifën minimale 1 për qind. Ndërsa për opozitën, akti normativ i qeverisë është tërësisht elektoral.

Në relacionin që shoqëron projektligjin theksohen në shifra rezultatet e arritura gjatë dy përpjekjeve të para të rivlerësimit. Sipas të dhënave zyrtare, në total nga fillimi i zbatimit të ligjit në fjalë se nga 21 prill 2011 e deri në afatin final të mbarimit të amnistisë u rivlerësuan 70 590 pasuri.
Në buxhetin e shtetit u arkëtuan 2.99 miliardë lekë, ndërkohë që shuma totale e pasurisë së rivlerësuar llogaritet në 299 miliardë lekë.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë