Italia dhe Franca do të përplasen në një ndeshje miqësore ditën e mërkurë. Në prag të sfidës, pavarësisht se është miqësore rivaliteti është i ashpër midis këtyre dy ekipeve që janë ndeshur midis tyre disa herë në kompeticionet europiane dhe botërore.
Trajneri i ekipit të Italisë, Cezare Prandeli në prag të ndeshjes në një konferencë për shtyp ka komentuar gjestin e De Rosit në derbin me Lazion, por edhe cështjen e sulmuesit Baloteli dhe lëvizjet me Francën në fushë.
"Gjesti i De Rosit nuk është etik dhe aspak i hijshëm për një futbollist të një kalibri të tillë. Besoj edhe ai e ka kuptuar që gaboi, por në ndeshjet derbi emocionet gjithmonë janë të forta. Ai mbetet një futbollist mjaft i rëndësishëm për grupin" shprehet Prandeli, i cili komenton edhe lëvizjet e Balotelit. "Ai duhet të tregojë që e meriton vendin e titullarit në fushë dhe këto ditë në stërvitje duhet të tregojë një gjë të tillë. Nëse bind do të zbresë në fushë. Baloteli është një futbollit me potencial, por duhet ta menaxhojë më mirë".
Ndërsa kundër Francës është një sfidë për të provuar ide dhe futbollistë të rinj, e cila është mjaft e rëndësishme për kualifikueset e kampionatit botëror” përfundon deklaratën e tij Prandeli.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com