“Andrea Pirlo do të jetë pjesë e Italisë në kampionatin botëror Brazil 2014. Ekipit i duhet shumë një futbollit kyç, me tiparet e Pirlos. Vendimi nëse do të pranojë apo është në dorën e tij tashmë, pasi unë ja kam bërë të qartë vendimin tim”. Kjo është deklarata e trajnerit të “axurrëve” Çezare Prandeli në prag të dy ndeshjeve kualifikuese për kampionatin botëror.
Mbi fantazistin javët e fundit vërshuan një lum kritikash, duke e cilësuar si një futbollist që nuk mund të përballonte më shumë se një ndeshje në javë, por Pirlo në ndeshjen me Romën tregoi të kundërtën. Italiani i dha një “shkelm krizës” duke bërë që të heshtin të gjithë me pasimet e tij gjeometrike. Trajneri Prandeli ka pohuar se ka pasur një takim me Pirlon dhe se i ka shprehur dëshirën që të jetë pjesë e Brazil 2014.
“Në kampionatin europian Pirlo ka qenë ura lidhëse midis mbrojtjes dhe sulmit, duke prodhuar shumë garanci në reparin e mezit të fushës. Mungesa e tij është mjaft e ndjeshme, prandaj kam vendosur që ta përfshij gati 2 vite përpara në grupin e futbollistëve që do të jenë në kampionatin borëror” përfundon tekniku italian.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com