Cesare Prandelli parashikon një ndeshje shumë të vështirë përballë ekipit të Spanjës që do të zhvillohet sonte në 21:00 për Kupën e Konfederatave. 

“Pa Marion, do të duhet të luftojmë edhe më shumë në sulm. Kemi lojtarë me karakteristika të ndryshme për ta zëvendësuar.

Kur luan kundër Spanjës duhen dy topa në fushë sepse është e vështirë t’i heqësh topin nga këmbët.

Janë skuadra më e mirë në botë”, theksoi Prandelli. Për këtë ndeshje ekipit të Italisë do ti rikthehet Pirlo me Montolivion.

Pas përcaktimit të finalistit të parë, Spanja është favorite kryesore që të shkojë në finalen e madhe të Kupës së Konfederatave që do të zhvillohet më datë 30 qershor. Sfida finale parashikohet që të dhurojë shumë spektakël.


d.b/shqiptarja.com