"Në botën e sportit dhe në vecanti të futbollit, ekziston akoma tabuja e homoseksualëve". Cesare Prandelli, trajneri i kombëtares italiane ka rezervuar disa pasazhe interesante dhe një intervistë në librin e ri të Alessandro Cecchi Paone, duke kërkuar të rrëzojë murin e diskriminimit ndaj gay në futboll.

"Edhe homofobia është një gjest racist. Ne duhet të impenjohemi të gjithë për një kulturë sportive që të respektojë individin në lirinë e tij dhe në vërtetësinë që transmeton. Ndoshta është shpejt për ndonjë "coming out" të ndonjë futbollisti gay. Unë kur takoj njerëz të rinj i shoh në sy dhe nuk shoh ngjyrën. Kjo më ka ndihmuar shumë në karrierë" tha Cesare Prandelli.(rb/shqiptarja.com)