Prandelli: Italia mund
të triumfojë në Euro 2012

Prandelli: Italia mund<br />të triumfojë në Euro 2012
Përzgjedhësi i kombëtares së Italië, Çezare Prandeli shfaq optimizëm në prag të Kampionatit Evropian, që prej 8 qershorit deri më 1 korrik do të mbahet në Ukrainë e Poloni.

“Mendoj se të gjithë trajnerët në një periudhë para ndeshjes shpresojnë se mund ta fitojnë ndeshjen. Ne kemi përvojën e të luajturit kundër skuadrave të mëdha dhe sigurisht që kemi vetëbesim, i cili është ndërtuar brenda skuadrës. Kjo do të thotë se në momentet e vështira tregojmë unitet. Kur është e nevojshme e ndihmojmë njëri-tjetrin, prandaj jam i bindur se do të mund të luajmë futboll të mirë në Euro 2012”, ka thënë Prandeli.

“Do të shkojmë në Kampionatin evropian me qëllimin për ta fituar titullin” tha tekniku italian. Italia bën pjesë në grupin C, së bashku me Kroacinë, Irlandën dhe Spanjën. Ndeshjen e parë në Euro 2012, italianët do ta luajnë kundër Spanjës.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Zvicër, 11 vjeçari shqiptar humb jetën pasi përplaset nga kamioni

Tragjedi në Zvicër, 11 vjeçari shqiptar humb jetën pasi përplaset nga kamioni