Përzgjedhësi i Italisë, Çesare Prandelli ka deklaruar se futbollistët e tij kanë luajtur një ndeshje të jashtëzakonshme në fitoren kundër Gjermanisë, me rezultat 2:1, duke u kualifikuar me meritë në finalen e Evropianit 2012.
“Në 15 minutat e fundit shpërdoruam dy raste fenomenale për të shtuar epërsinë në 3:0 dhe pastaj ishim të detyruar të mbrohemi, por në përgjithësi kemi luajtur një ndeshje shumë të mirë dhe jam krenar me futbollistët e mi. Bëmë atë që synuam dhe i shkaktuam shumë probleme gjermanëve gjatë tërë ndeshjes”, ka theksuar Prandelli.
“Do ta veçoja sidomos lojën e Rikardo Montolivos në mesfushë dhe lojën një me një të Antonio Kasanos. Sa i përket Balotellit, mund të them se karriera e tij vetëm sa ka filluar”. Sa i përket ndeshjes finale me Spanjën, timonieri i Italisë ka thënë se spanjollët mbeten favoritë, por sipas tij skuadra e tij do të kërkojë trofeun.
“Spanja është favorite në finale sa i përket përvojës dhe qëndrueshmërisë në lojë, por edhe ne pyetemi diçka. Gjëja më e rëndësishme është që ne jemi shembull se si luftohet për fanellën e kombëtares dhe të gjithë duhet të tregojnë respekt kur flasin për Italinë”, ka nënvizuar Prandelli.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com