TIRANE -  Arrestohen dy atentatorët e plagosjes me armë zjarri ndaj 40 vjeçarit nga Vlora Krenar Hasanaliaj një ditë më parë në zonën e Unazës së Re në Tiranë. 

Sipas policisë, dy autorët e dyshuar janë, Florenc Lepuri 23 vjeç i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme pranë liqenit të Kasharit, ndërsa autori i dytë është Xhemal Adushaj 24 vjeç. Arrestimi i këtij të fundit është bërë mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij në Domje.
 
Ndërkaq mësohet se gjatë arrestimit të atentatorit të parë, ka pasur shkëmbim zjarri ndërmjet Florenc Lepurit dhe policisë e cila ishte vënë në ndjekje të tij, ndërsa nuk është gjetur akoma arma e krimit.

Ditën e sotme janë zbardhur detaje të reja lidhur me atentatin ndaj 40 vjeçarit. Sipas policisë, dy autorët, tashmë të arrestuar, dyshohet se janë vrasës me pagesë, ndërsa atentati dyshohet të jetë për larje hesapesh, kjo edhe për faktin se Hasanaliaj rezulton, person me të kaluar kriminale, dyshohet se është bërë nga vrasës me pagesë. Gjithashtu, 40-vjeçari i cili mbeti i plagosur rëndë, sipas mjekëve tashmë ka kaluar fazën e rrezikut për jetën.

Atentati në Tiranë nga vrasës me pagesë, vlonjati i shpëton plumbave 


Një ditë pas atentatit me armë zjarri ndaj 40-vjeçarit nga Vlora, mbrëmjen e djeshme në zonën e Unazës së re në Tiranë, mësohen detaje të reja. Atentati ndaj Krenar Hasanaliajt, person me të kaluar kriminale, dyshohet se është bërë nga vrasës me pagesë. 40-vjeçari i cili mbeti i plagosur rëndë me 4 plumba, mësohet se tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në orën 19:40 në zonën e Unazës së re në Tiranë, ndërsa burime nga policia thanë se ngjarja ndodhi për shkaqe hakmarrjeje. Rreth 1 orë pas krimit blutë e Tiranës vunë në pranga edhe njërin prej të dyshuarve si autor, një i ri nga Shkodra.

Krenar Hasanaliaj i njohur edhe si Krenar Habilaj ka mbetur i plagosur rëndë pasi është qëlluar me armë në kohën kur ishte duke pirë kafe në një lokal në zonën Unazës së re.

Mësohet se dy autorë, të cilët po lëviznin me motor, tip "Scooter" me targa NKP 467, kanë qëlluar 4 herë me armë zjarri pistoletë dhe pa silenciator në drejtim të Hasanaliajt. "A1 Report" sjell pamjet ekskluzive të momentit të zbulimit të motorit të atentatorëve, i braktisur në liqenin e Kasharit. ​
 
Nga hetimet e para bëhet e ditur se pista kryesore ku po hetohet është ajo e larjeve të hesapeve pasi, 40 vjeçari i plagosur, akuzohet për vrasjen e 2 personave, vjedhje me dhunë, si dhe falsifikim dokumentesh.