TIRANË - Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe ankesave arrestoi pasdite ish- shefin e shtabit të komisariatit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Tiranë. Po ashtu u arrestua edhe shefja e logjistikës të dyshuar për abuzime me dietat e shërbimeve dhe ushqimeve të trupave.
Dy ish- funksionarë të komisariatit të Forcave të forcave speciale në Tiranë u arrestuan dje në mbrëmje nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave të Ministrisë së brendshme pas një hetimi 8 mujor. Nevila Mamo, shefe e Logjistikës në këtë komisariat, si dhe Genci Reçi, ish-shef shtabi, u arrestuan të premten në mbrëmje me akuzat e “Shpërdorimit të detyrës”, “Korrupsionit pasiv” si dhe të “Falsifikimit të dokumentave”.
Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Brendshme dy të arrestuarit e mësipërm nëpërmjet mekanizimit të falsifikimit të dokumentave kanë abuzuar me detyrën duke shpërdoruar fondet publike për një periudhë 2-vjeçare. Dëmi ekonomik i shkaktuar buxhetit, është mbi 6 milion lekë.
Burime të hetimit, thanë për A1 Report se hetimet e nisura rreth tetë muaj më parë, kanë zbuluar se abuzimet kishin të bënin me rritjen e shifrave të dietave të shërbimeve për trupat e komisariatit jashtë Tiranës, nga të akuzuarit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptaraj.com)
/Shqiptarja.com