Dy zyrtarë kanë rënë në pranga të policisë së Korçës. Pas një pune disa mujore, nga ana e Sektorit për Krimin Ekonomik Financiar u bë e mundur finalizimi me sukses të Operacionit të koduar ‘Transporti 2’.
 
Në pranga kanë përfunduar Gazmir Demiraj, 28 vjeç, me detyrë përgjegjës i sektorit të transportit të shfrytëzimit të automjeteve në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Transportit Rrugor dhe Dhimitraq Xhima, 56 vjeç, me detyrë inspektor i sektorit të transporti të shfrytëzimit të automjeteve në Drejtorinë Rajonale të Sherbimit Transportit Rrugor Korçë.
 
Sipas policisë dy të arrestuarit me detyrën inspektore në sektorin e transportit të shfrytëzimit të automjeteve në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Transportit Rrugor Korçë, ju mernin shuma lekesh 500-2000 leke drejtuesve të automjeteve të trasportit të udhetareve dhe mallrave, në menyre që të mos i penalizonin me masa administrative në rastet e mangesive në dokumentacion.
 

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)