SHKODËR- Policia e Shkodrës ka nisur procedim penal për tre mjekë në spitalin Neuropsikiatrik të këtij qyteti. Ata akuzohen për shpërdorim detyre, pas dyshohet se kanë lëshuar raport paaftësie për një person i cili ndodhej jashtë shtetit në kohën që rezultonte të ishte bërë vizita.
 
Mjekët për të cilët ka nisur procedimi penal për tre mjekët janë G. N., 41 vjeç, Gj. P., 50 vjeç 50, G. K., 61 vjeç.
 
“Në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë shpërdoruar detyrën duke lëshuar raport mjekësor për paaftësi të përkohshme në punë për shtetasin Petrit Rr., vjec 42, banues në Fshatin Grudë e Re, Shkodër, i cili në kohën kur është lëshuar raporti mjekësor ka qenë jashtë shtetit. “- thuhet në njoftimin e policisë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)