Tre persona kanë rënë në pranga të policisë së Vlorës, me akuzën e prodhimit dhe shitjeve të lëndëve narkotike.
Albano Xhaferi, 29 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Petraq Hoxhaj, 18 vjeç, banues në lagjen “Kushtrim” si dhe Bledar Kapaj 35 vjeç janë arrestuar nga uniformat blu të Vlorës.
Arrestimi i këtyre shtetasve u kryer pasi me datë 18.03.2015 rreth orës 23:30 në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë hedhur brenda mureve rrethues të paraburgumit në Vlorë një bidon plastik brenda të cilit kishte një aparat celular me kartë SIM, si dhe një sasi lënde narkotike e llojit kanabis sativa.
Sipas policisë dyshohet se keto sende ishin për persona që vuajne dënimin brenda paraburgimit në Vlorë.
Redaksia Online
(o.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com