FIER - Një 30-vjeçar u arrestua nga policia e qytetit të Fierit pasi kërcënoi me armë dy vëllezër në afërsi të një shkolle.
 
Behar Aliaj u vu në pranga në flagrancë pasi qëlloi me armë ajër për të kërcënuar vëllezërit F.M 30 vjeç dhe K.M 25 vjeç për një borxh të pashlyer mes tyre.
 
Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrin tip pistoletë model 54, një gëzhojë dhe një krehër me katër fishekë pistolete. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)