TIRANE - Një bazë prostitucioni është shkatërruar këtë të shtunë në Tiranë, ndërsa në prangat e policisë kanë rënë katër persona. Në kuadër të finalizimit me sukses të operacionit të koduar “Ekspres” janë prangosur Dornard SARAÇI, 48 vjeç, banues Tiranë Amarildo RUSI, 22 vjeç, banues në Fushë Mëzez, Tiranë, Qemal Rusi 47 vjeç , banues në Fushë Mëzez, Tiranë, me precedent penal në fushën e fallsifikimit të dokumentave dhe Ismail GJINECI, 23 vjeç, banues Tiranë.
Arrestimi i tyre u bë në funksion të procedimit penal, për veprën penale të “Trafikimit të personave të rritur”, ku si rezultat i hetimeve , Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për autorët.
Gjatë hetimit nga Strukturat e Policisë është bërë dokumentimi i plotë i gjithë aktivitetit kriminal të këtij grupi, i cili operonte për një kohë të gjatë si në vendin tonë ashtu edhe jashtë shtetit. Autorët në bashkëpunim me njëri - tjetrin , rekrutonin femra kryesisht nga zonat rurale.
Shfrytëzimi i femrave kryhej në hotele të Tiranës dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë kundrejt çmimeve të konsiderueshme.Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas , femrat që shfrytëzoheshin ishin të grupmoshave të ndryshme, ku gjatë hetimeve ka rezultuar se përfshiheshin edhe disa femra minorene.
Përfitimet e marra nga prostitucioni përvetësoheshin nga tutorët dhe femrat e shfrytëzuara ishin gjatë gjithë kohës nën presion psikologjik.
Sipas policisë, krahas ngritjes prej tyre të bazës së prostitucionit, katër të arrestuarit, dyshohet se kanë trafikuar edhe femra jashtë vendit, me qëllim për t’i shfrytëzuar për prostitucion. Nga hetimet e deritanishme të kryera, bëhet e ditur se 4 autorët kanë dërguar jashtë vendit 3 femra.
Aksioni i policisë i zhvilluar ditën e sotme erdhi si rezultat i një hetimi prej 4 muajsh të nisur nga ana e strukturave të rendit, duke u finalizuar me sukses.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO